Qeveria zhvendos operacionet e Tiranës tek Ushtaraku. Spitalet e tjera në dizpozicion të koronavirusit

Nga Exit News
Qeveria zhvendos operacionet e Tiranës tek Ushtaraku. Spitalet e tjera në dizpozicion të koronavirusit

Të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale (operacionet), duke nisur nga dita e premte do të bëhen në Spitalin e Traumës (Spitali Ushtarak). Lajmin e dha sot Ministrja e Shendetësisë Manastirliu.

Kjo do të thotë që të gjitha spitalet e tjera të Tiranës kalojnë në shërbim të të infektuarve me koronavirus.

Gjithashtu, Manastirliu lajmëroi se qeveria po rrit numrin e pajisjeve respiratore. Kujtojme se sot qeveria hapi tenderin për blerjen e këtyre pajisjeve.

Një nga masat e marra nga qeveria është edhe shpërndarja e ilaçeve në shtëpi për të moshuarit që jetojnë vetem.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>