Qeverisë i duhet bixhozi për të paguar rritjen e pensioneve

Qeverisë i duhet bixhozi për të paguar rritjen e pensioneve

Vështirësitë ekonomike me të cilat ndeshet qeveria Rama e bëjnë të vështirë financimin e premtimit elektoral për rritjen e pagave për administratën dhe pensionistët. Ndaj zgjidhja e gjetur nga Zoti Rama është shtyrja e fillimit të zbatimit të ligjit të ri të lojrave të fatit të miratuar në vitin 2015.

Ky ligj, i cili synon kontrollin e aktivitetit të bizneseve të lojërave të fatit, u propagandua nga Kryeministri Rama si zgjidhje për të shmangur një krim që cënon harmoninë familjare edhe deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve.

Por zbatimi i ligjit pritet të ul të ardhurat në buxhetin e shtetit nga kjo industri me rreth 125 milionë dollarë, sikurse deklaroi Ministri i Financave Ahmetaj, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Por në vend që ta bëjë publike këtë arsye qeveria Rama fshihet pas gjashtë deputetëve, të cilët “gjoja” me nismën e tyre të pavarur kërkojnë shtyrjen e afatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>