Qeveritë evropiane që janë zotuar të paguajnë pagat e bizneseve

Nga Exit News
Qeveritë evropiane që janë zotuar të paguajnë pagat e bizneseve

Në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë vende pune nga efektet që mund të sjellë pandemia e koronavirusit, shtete të ndryshme në Evropë janë zotuar t’u subvencionojnë apo paguajnë direkt pagat bizneseve.

Në Shqipëri qeveria ka bërë një zotim të ngjashëm për t’u shlyer me rreth €12,7 milionë pagën minimale të mbi 60 mijë të punësuarve të biznesit të vogël.

Për shkak të pandemisë hamendësohet se 25 milionë njerëz mund të humbasin vendin e tyre të punës.

Exit News përmbledh zotimet dhe politikat e ndërmarra deri më tani nga shtete të ndryshme të BE-së.

Gjermania

Kompenson deri në 67 për qind të pagës së shkurtuar punonjësit e ndërmarrjeve që kanë reduktuar oraret e punës.

Ka shtyrë deri më 30 shtator shlyerjen e qirave për familjarët që nuk kanë mundësi ekonomike.

Franca

Mundëson deri në 70 për qind të pagës së një punonjësi – për pagat deri në €6 927, – për rastet kur puna i është pezulluar për shkak të epidemisë.

Me këtë skemë pritet të paguhen 730 mijë persona me buxhetin që përllogaritet të shkojë në €8.5 miliardë.

Britania e Madhe

Rimburson kompanitë deri në 80 për qind të pagave për paga deri në €2 714, kjo vlen prej datës 1 mars dhe deri në fund të muajit qershor, me zotimin se praktika mund të zgjatet.

Italia

Vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Evropë është zotuar që për 2 muaj të paguajë deri në 80 për qind të pagave – deri në €1 130.

Për të vetëpunësuarit shtohet edhe një pagesë prej €600.

Spanja

Shteti do të mbulojë deri në 70 për qind të pagave me maksimumin €1 412.

Rreziku i mundshëm

Barra e masave të përkohshme për të lehtësuar pasojat e pandemisë në ekonomi do t’u ngarkohet taksapaguesve.

Nëse do të jenë të suksesshme ato do të mundësojnë ripërtëritje të shpejtë të ekonomisë, në të kundërtën mund të shkaktojnë recension më të thellë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>