Qeveritë në Hungari dhe Poloni po përdorin epideminë për të forcuar pushtetin e tyre

Nga Exit News
Qeveritë në Hungari dhe Poloni po përdorin epideminë për të forcuar pushtetin e tyre

Polonia dhe Hungaria po përdorin pandeminë e koronavirusit për të konsoliduar pushtetin. Ata kanë arritur ta shndërrojnë krizën në një mjet për të ndëshkuar kundërshtarët e tyre politikë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban po ushtron kompetenca që i janë dhënë nga Parlamenti për të përballuar pandeminë, duke refuzuar pagesën e ndaj bashkive të fituara nga opozita. Orban argumenton këtë veprim me financimin e luftës kundër pandemisë.

Qeveria e Polonisë, e udhëhequr nga Partia Ligj dhe Drejtësi e Jaroslaë Kaczynski, po planifikon mbajë me zgjedhjet presidenciale në 10 maj, pavarësisht se virusi ndalon kandidatët e opozitës të bëjnë fushatë në mënyrë efektive.

Kryeministri Kaczynski kërkon të miratojë një projekt-ligj, cili parashikon që votime të bëhen nëpërmjet postës. Ky propozim është kundërshtuar shumë organizatat dhe opozita, duke argumentuar se është absurd dhe i pamundur.

Me 17 prill, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku kritikonte veprimtaritë e të dy qeverive gjatë krizës së koronavirusit si “plotësisht të papajtueshëm me vlerat evropiane”.

Më herët, Gjykata e Drejtësisë së BE-se (GJED) urdhëroi Poloninë të pezullojë punën e Kolegjit Disiplinor, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e këtij institucioni. GJED argumentoi se ky kolegj është i ndikuar politikisht dhe vendimet e marra prej tij ngrenë dyshime për paanshmëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>