Qindra emigrant lejohen të zbarkojnë në brigjet e Sicilisë

Nga Exit News
Qindra emigrant lejohen të zbarkojnë në brigjet e Sicilisë

Mëngjesin e të shtunës filloi operacioni i zbarkimit të 257 emigrantëve nga anija e organizatës së emigrantëve Sea Watch3 në portin e Trapanit. Mes emigrantëve, sipas raportimit të agjensisë italianë të lajmeve Ansa, gjendeshin edhe 70 të mitur të pashoqëruar.

Të gjithë do t’i nënshtrohen tamponit para se të transferohen në anijen e karantinës, ku do të kalojnë perjudhën e izolimit. Më pas ata sistemohen në qendrat e dedikuara.

“Jemi të lumtur që më në fund kemi një port të sigurt,” shkroi në Twitter organizata gjermane Sea Watch International.

Po ashtu, 549 emigrantët të tjerë, të cilët kanë qëndruar me ditë në bordin e Ocean Viking, u dha leje zbarkimi në Pozzallo për të dielën. Anija Ocean Viking pritet të mbërrijë në port nesër, me emigrantët e shpëtuar nga brigjet e Libisë.

Ata kishin paralajmëruar më herët se po u mbaronin ilaçet, dhe se disa persona në bord po vuanin nga dehidratimi dhe të tjerë kishin infeksione të lëkurës.

“Ajo që na nevojitet është një vend i sigurtë për t’i zbarkuar sa më shpejt të jetë e mundur,” tha anëtarja e ekuipazhit dhe zëdhënësja Julia Schaerfermeyer, duke shtuar se 118 të mitur përfshirë 13 fëmijë të moshës nën 12 vjeç ishin në mesin e tyre.

Organizata italiane humanitare Sos Mediterranee shkruan se shpesh ndodh që, ata që janë shpëtuar në det u duhet të presin ditë të tëra në det para t’u lejohet zbarkimi “në dëm të shëndetit të tyre mendor dhe fizik”.

Ocean Viking shpojegoi se kërkesat për zbarkim drejtuar Maltës u refuzuan, ndërsa Tunizia dhe Libia nuk u përgjigjën.

Dhjetëra mijëra njerëz synojnë të kalojnë Mesdheun çdo vit, duke u nisur nga Libia e vende të tjera të Afrikës veriore, duke synuar bregdetin Italian.

Por në shumë raste ky është një udhëtim vdekjeprurës dhe vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën pothuajse 1 000 persona, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>