Qindra vajza u rrëmbyen në Nigeri

Nga Exit News
Qindra vajza u rrëmbyen në Nigeri

317 vajza u rrëmbyen nga një grup personash të armatosur në një shkollë në veri të Nigerisë, njoftuan autoritetet.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në shtetin Zamfara. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri, në më pak se dhjetë ditë.

Nasiru Abdullahi drejtori i shkollës, i tha Associated Press se sipas të dhënave të shkollës, mbi 300 vajza janë rrëmbyer. Dy vajzat e tij, të moshës dhjetë dhe 13 vjeçe janë ndër vajzat e rrëmbyera.

Një banor, Musa Mustapha tha se persona të armatosur kanë sulmuar një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.

“Ata hyn në shkollë dhe detyruan vajzat të hipnin në veturat tyre”, tha Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara.

Ende është e paqartë se nëse nga ky sulm ka pasur viktima.

Shumë grupe të banditëve operojnë në shtetin Zamfara dhe këto grupe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve.

Më herët gjatë këtij muaji, një sulmues hyri në një shkollë në shtetin Niger dhe vrau të paktën një nxënës dhe rrëmbeu 42 persona, përfshirë nxënës, mësues dhe familjarë të nxënësve.

Ndërkaq, dy muaj më parë, një sulmues rrëmbeu mbi 300 nxënës nga një shkollë e mesme në shtetin Katsina të Nigerisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>