
QSUT njoftoi se në spital janë shtruar 6 nxënës prej rrjedhjes së gazit në një shkollë në zonën e Don Boskos.
Në njoftim për mediat, QSUT shkruan se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.
Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.”
QSUT shton se ata janë të shtruar në spital dhe po monitorohen.
Mëngjesin e së mërkurës, një shkollë në zonën e Don Boskos ka patur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes.