
Tek qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar u përhap sot në darkë nje informacion i pakonfirmuar se mund te ndërhyhet gjate natës së sotme për të prishur ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Kjo bëri që shumë qytetarë të mblidhen tek sheshi i Teatrit.
Si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, Gaz Bardhi dhe Albana Vokshi si dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Në të dy hyrjet e Teatrit, përpara Galerisë së Arteve dhe tek qendra tregtare Toptani u vendosën postoblloqe që ndalonin kalimin drejt Teatrit.
Më 14 maj, Këshilli Bashkia miratoi një vendim të paligjshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar.