Qytetarët bojkotojnë votimet—15.5 % pjesmarrje deri në orën 15:00

Qytetarët bojkotojnë votimet—15.5 % pjesmarrje deri në orën 15:00

Zëdhënësja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) Drilona Hoxha njoftoi të dhënat e përditësuara për pjesmarrjen e votuesve në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas numrit të dhënë KQZ nga Komisionet e ndryshme të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), pjesëmarrja ishte 15.5% , pra  546,388 veta kanë votuar deri në orën 15.00. Analistë të ndryshëm vunë në dukje mungesën e votuesve të rinj në këto zgjedhje.

Shumica e anëtarëve të KZAZ-ve dominohen nga PS, sepse KQZ rrëzoi kërkesën e opozitës për të patur komisioner.

Kryetari i KQZ Klement Zguri deklaroi se të dhënat e publikuara në KQZ  janë “jozyrtare” dhe “të pakonfirmuara”. Ndërkohë, opozita i kundërshtoi ato, duke deklaruar se  pjesëmarrja e votuesve ka qënë rreth 10% deri në orën 15:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>