Qytetarët kanë kujtuar të hënën 1-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombetar.
Ata kanë çuar lule në murin që rrethon truallin e ish-Teatrit, i cili momentalisht është i blinduar, dhe kanë ngjitur shirita të verdhë me nënshkrimin “Skenë krimi”.
Pas këtij gjesti në nderim të Teatrit, policia ka bllokuar kalimin para Ministrisë së Brendshme dhe ka rritur praninë e forcave të saj.
Shembja e Teatrit Kombëtar ndodhi papritur rreth orës 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020, duke nxitur zemërimin e qytetarëe, të cilët dolën të protestonin.
Exit me herët solli një rikujtesë në foto të ngjarjeve të një viti më parë.