Qytetarët do paguajnë 17,25 euro për Milot-Fier, pavarësisht propagandës së qeverisë

Nga Exit News
Qytetarët do paguajnë 17,25 euro për Milot-Fier, pavarësisht propagandës së qeverisë

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku akuzoi të enjten opozitën se po abuzon dhe keqinformon qytetarët kur deklaron se kalimi në segmentin Milot-Fier do të kushtojë 17,5 euro vajtje-ardhje.

Duke folur gjatë seancës plenare, ministrja Balluku u shpreh:

“Kush jeni ju që abuzoni me çmimet dhe nxirrni shifra si ju do qefi?

Kush jeni ju që tregoni 17,5 euro udhëtimin, nga del ky?”

Më pas, gjatë sqarimit të detajeve të koncesionit, Zonja Balluku u shpreh:

“Kjo autostradë do të kushtojë 0,075 euro për kilometër […]. Asnjë lek më shumë. ”

Exit News ka riparë dhe njëherë prezantimin e projektit në 1 korrik 2020 dhe dokumentet e publikuara nga MIE.

WhatsApp Image at
Rruga Milot-Fier do të jetë në total 115 kilometra e gjatë dhe do të ndahet në 6 segmente:
  • Seksioni 1- Milot – Thumanë – 13.5 km i gjatë;
  • Seksioni 2-Thumanë – Kashar – 20 km i gjatë;
  • Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës – 9 km i gjatë;
  • Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël – 24 km i gjatë;
  • Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë – 8 km i gjatë;
  • Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit – 38 km i gjatë.

Bazuar në çmimin dhënë nga ministrja Balluku, qytetari që zgjedh të kalojë në këto segmente duhet të paguajë:

  • Seksioni Milot – Thumanë –  1,0125 euro;
  • Seksioni 2-Thumanë – Kashar – 1,5 euro;
  • Seksioni 3-Kashar – Pezë Helmës – 0,675 euro;
  • Seksioni 4-Pezë Helmës – Luzi i Vogël – 1,8 euro;
  • Seksioni 5-Luzi i Vogël / Lekaj – I/C Rrogozhinë – 0,6 euro;
  • Seksioni 6-Rrogozhinë – fillimi i Bypass-it të Fierit – 2.85 euro.

Nëse qytetari do të përshkrojë të gjithë segmentet, pra të hyjë në Milot dhe të dalë në fillim të Bypassit të Fieri, sipas gjatësive të dhëna nga ministria, ato janë të gjatë 112.5 kilometra dhe duhet të paguajë 8.4375 euro.

Nëse qytetari duhet të kthehet sërish nga kjo rrugë, atëherë kostoja totale do shkon 16,875 euro.

Vihet re se ka një mospërputhje prej 2.5 kilometrash mes gjatësisë totale të rrugës, prej 115 kilometra, dhe ndërsa nga mbledhja e gjatësive të 6 segmenteve totali del 112.5 kilometra. Gjithsesi difrenca që kjo distancë bën në çmim është vetëm 0.375 euro, duke e çuar totalin në 17.25 euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>