Qytetarët dyshojnë se Veliaj ka gënjyer për infektimin me Covid-19

Nga Exit News
Qytetarët dyshojnë se Veliaj ka gënjyer për infektimin me Covid-19

Që prej 28 korrikut kur kryebashkiaku Veliaj lajmëroi se është infektuar me Covid-19, shumë qytetarë në rrjetet sociale aluduan se ai mund të ketë gënjyer për të ikur me pushime, gjatë dy javëve kur supozohet se do të ishte në karantinë.

Që prej asaj dite Veliaj nuk ka bërë asnjë reagim publik, përveç se në 10 gusht kur përgënjeshtëroi përmes një mesazhi në celular për Faxweb, lajmin se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe se është dërguar në Turqi për kurim.

Një ditë më parë, Veliaj lajmëroi se është shëruar nga koronavirusi dhe tha se gjatë dy javëve ka qenë në shtëpi, duke duke marrë veten nga simptomat e Covid-19.

Të enjten paradite, ai dha intervistën e parë për Report Tv dhe menjëherë në rrjetet sociale, qytetarët vunë re se Veliaj kishte marrë ngjyrë, duke aluduar se ai ka qenë me pushime.

Exit News sjell më sipër një foto të Veliaj në 26 korrik, kur është dhe dalja e fundit publike e tij, dhe një foto bërë nga intervista e 13 gushtit, për t’i lënë vetë qytetarëve të gjykojnë.

Pak minuta më parë, mesditën e së enjtes, Veliaj dha një tjetër intervistë për gazetarin Muhamed Veliu ku theksoi se është nxirë pasi gjatë karantinës ka qëndruar në ballkon ku ka marrë rreze dielli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>