Qytetarët e Ballshit protestë në mbështetje të naftëtarëve

Nga Exit News
Qytetarët e Ballshit protestë në mbështetje të naftëtarëve

Dhjetra qytetarë të Ballshit po protestojnë në mbështetje të grevës së naftëtarëve. Reagimi i tyre erdhi pas thirrjes së naftëtarëve të Ballshit.

Këta të fundit po vijojnë ditën e 13-të të grevës së urisë.

Kryeministri Rama, dy ditë më parë, hoqi çdo përgjegjësi nga qeveria për mosmarrjen e pagave të naftëtarëve.

Rama e quajti të panevojshme grevën e urisë së naftëtarëve sepse ‘gjërat mund të zgjidhen me dialog’ sipas tij. Por para grevës naftëtarët protestuan disa javë me radhë, madje dhe para ministrisë së Infrastrukturës, dhe as ministrja Balluku dhe as ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë nuk denjoi t’i takojë naftëtarët.

Sipas mediave gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar, por ata nuk pranojnë të kurohen.

Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

 

Lajme te ngjashme