Qytetarët e Shkodrës në protestë për vrasjen e Klodian Rashës

Nga Exit News
Qytetarët e Shkodrës në protestë për vrasjen e Klodian Rashës

Qytetarët e Shkodrës protestuan kundër vrasjes së Klodian Rashës mesditën e së shtunës.

Protestuesit u grumbulluan te sheshi “Nënë Tereza” në qytet dhe situata ishte e qetë. Një prej protestuesve tha se qëllimi i protestës nuk është dhuna.

“Nisma jonë si herën tjetër dhe në çdo nismë që unë personalisht marr pjesë, absolutisht nuk është as dhuna, as shkatërrimi, as prishja. Nuk besoj që arrin gjë me këtë. Pavarësisht të gjithave unë nuk e justifikoj dhunën dhe pse nganjëherë unë e kuptoj mllefin. Herën tjetër ishin thjesht disa fëmije, që më vjen keq shumë për atë që ndodhi. E keqja e herës tjetër ishin të rritur që i panë dhe nuk i ndaluan”

Ndërkohë policia rrethoi institucionet, si bashkinë Shkodër dhe prefekturën. Ata arrestuan dy të rinj, të cilët u kapën me shishe me benzinë në afërsi të gjykatës.

Protesta zgjati për 30 minuta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>