Qytetarët e komunës së Tuzit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë malazeze për të mbyllur baret dhe restorantet.
Ata kanë vijuar punën e tyre, ndërsa policia ka mbërritur në këtë komunë për të kërkuar zbatimin e vendimit.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj e ka konsideruar këtë vendim të qeverisë si ‘hakmarrje’.
“Unë do t’i bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë kësaj ngjarjeje. Ky vendim është personal si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i pare”, u shpreh ai për gazetarët.
Gjeloshaj tha se qeveria kishte refuzuar dialogun me këta qytetarë për vendosjen e masave të reja kufizuese.