Qytetarët i zënë pritë Ministrit Gjiknuri para godinës së Top Channel

Qytetarët i zënë pritë Ministrit Gjiknuri para godinës së Top Channel

Dhjetëra banorë të zonës së unazës së Tiranës kanë pritur para televizionit Top Channel me protestë Ministrin Damian Gjiknuri, i cili do të marrë pjesë në një debat televiziv në lidhje me projektin shumë të debatuar në emisionin Hapur të Eni Vasilit

Qytetarët kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe vetë ministrit Gjiknuri. Shumë prej tyre kanë brohoritur në kor “Tup, Turp” dhe “O Gjiknur o legen/ Prite popullin se po vjen.”

Përballë kësaj gjendjeje Ministri Gjiknuri ka kërkuar shoqërimin e policisë, e cila ka mundësuar hyrjen e tij në territorin e televizionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>