Qytetarët janë të gatshëm të paguajnë për lajme të besueshme

Nga Exit News
Qytetarët janë të gatshëm të paguajnë për lajme të besueshme

Shumicë e qytetarëve të botës kërkojnë lajme të paanshme dhe objektive, sipas një studimi mbi gazetarin, të kryera nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit. Sondazhi u krye në 46 vende të botës, tek qytetarët e moshës mbi 18 vjeç. Ai u publikua të enjten.

“Mesazhi i përgjithshëm ishte se shumica e njerëzve duan lajme të drejta dhe të ekuilibruara, dhe pavarësisht nga problemet e modelit të biznesit të lajmeve të shtypura, shumë do të paguajnë për të”, u shpreh drejtuesi i sondazhit.

Gjetjet e tjera janë:

Besimi në lajme u rrit gjatë pandemisë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, duke ndihmuar gazetat me reputacion për raportim të besueshëm.

Një shumicë e qartë e njerëzve në të gjithë vendet besojnë se media duhet të pasqyrojë pikëpamje të ndryshme dhe të përpiqet të jetë neutrale.

73% e njerëzve tani i lexojnë lajmet përmes një telefoni ‘smartphone’, nga 69% në vitin 2020.

Ndërsa shumë përdorin rrjete të mediave sociale ose aplikacione mesazhesh për të lexuar, shpërndarë ose diskutuar lajmet. TikTok tani arrin 24% tek të rinjtë nën moshën 35 vjeç, në veçanti në Azi dhe Amerikën Latine.

Facebook shihet si burimi kryesor për përhapjen e informacionit të rremë, megjithëse aplikacionet e mesazheve si WhatsApp gjithashtu luajnë  rol.

Ndërkohë Facebook, dhe mediat e tjera sociale shërbyen për ngritjen e protestave në Peru, Indonezi, Tajlandë, Mianmar dhe Shtetet e Bashkuara.

Një sondazh gjeti se besimi në mediat e lajmeve në Finlandë është më i larti në botë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>