Masat për ndalimin e qarkullimit dhe kufizimeve të pothuaj shumicës së bizneseve dhe aktivitetete në shumë shtete, kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët.
Javët e fundit në shumë qytete europiane qytetarët organizuar protesta kundër masave kufizuese për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Exit News sjell më poshtë disa prej këtyre protestave, mes të cilave dhe prostesta e qytetarëve të Tiranës e cila u shpërnda pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë:
Në Tiranë u zhvilluan 2 protesta kundër masave kufizuese, më 7 dhe 9 maj, në sheshin Skëndërbej. Të dyja protestat u shpërndanë pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë.
Në Kiev të Ukrainës, qytetarët organizuan një protest me manekina para Ministrisë së Shëndetësisë. Ndër të tjera, ata kërkonin dhe kujdes më të madh shëndetësor për pacientët e infektuar.
Në Tbilis të Gjeorgjisë, protesta e qytetarëve kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme u shpërnda me dhunë nga policia.
Në Tel Aviv të Izraelit qindra qytetarë morën pjesë në një protestë duke respektuar distancimin social. Ata kërkuan zbutje të masave të izolimit.
Në Pragë të Çekisë qytetarët protesuan kundër mungesës së strategjisë së qeverisë për të nxjerrë vendin nga izolimi.
Infermieret në Qendrën Mjekësore Jacobi në Nju Jorku protestuan kundër mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale.