Qytetarët në mbështetje të jetës së 10 vjeçarit Kristi Maze

Fushata për grumbullimin e fondeve për 10 vjeçarin Kristi Maze, i cili ka nevojë për transplant jetik mëlçie ka arritur suksesin e parë: janë grumbulluar 60 mijë euro, të cilat mendohet të jenë të mjaftueshme për të rezervuar ndërhyrjen në një klinikë në Bergamo të Italisë.

Fushata ka synim të mbledhë afërsisht 150 mijë euro sa është kosto e përafërt e një transpalanti të tillë.

Fushata u nis para dy javësh nga Televizioni News 24 dhe ka gjetur mbështetje të gjerë publike. Dhjetra qytetarë kanë dhuruar përmes Bankës Credins dhe kutive të vendosura në vende publike në qytetin e Tiranës. Mes dhuruesve ka patur edhe pensionistë e njerëz të varfër, të cilët të prekur nga gjendja e dëshpëruar e pa shpresë e fëmijës, kanë dhuruar paratë e mbijetesës së përditshme.

Ndërkohë, qeveria ka pretenduar vazhdimisht se ka kontaktuar disa spitale të huaja për këtë rast, por nuk ka arritur dot të bjerë dakord për kryerjen e transplantit për shkak të kufizimeve që ata kanë për shtetas të huaj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kristi Maze nuk është futur dot në asnjë listë pritje në ndonjë spital të huaj. Me këtë pretendim, qeveria nuk ka marrë asnjë vendim për financimin e shpenzimeve të ndërhyrjes.

Ndërsa, prindët e fëmijës dhe gazetarët e News 24 pohojnë se transplanti mund të kryhet në një spital në Bergamo, i cili ka pranuar në parim, por nuk e ka konfirmuar ende ndëryrjen pa patur garanci për të paktën një pjesë të shumës së nevojshme për ndërhyrjen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>