Qytetarët nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës hyjnë në Kosovë pa test për Covid-19

Nga Exit News
Qytetarët nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës hyjnë në Kosovë pa test për Covid-19

Qytetarëve nga Shqipëria dhe nga Lugina e Preshevës nuk do t’i kërkohet testi për Covid-19 gjatë kalimit në pikat kufitare të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj në një postim në Facebook, ku sqaroi vendimin e një ditë më parë të qeverisë së Kosovës, për detyrimin e pasjes së testit negative për Covid-19 për ata që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të hyjnë në Kosovë:

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.”

Në 28 korrik, qeveria Hoti vendosi se qytetarëve e Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë do i kërkohet rezultati negativ i testimit RT-PRC ndaj Covid-19, për të hyrë në territorin e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>