Qytetarë dhe aktivistë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale në shkolla.
Me pankarta në duar, ata fajësuan Ministrinë që nuk ka bërë asgjë për të ndaluar fenomenin që po rritet gjithnjë e më tepër dhe kërkuan që Ministrja Besa Shahini të japë dorëheqjen.
Ata shprehën shqetësimin se në shkolla nuk ka asnjë mekanizëm për të referuar rastet e dhunës seksuale.
Protestuesit kërkuan që personat përgjegjës të shkarkohen nga detyra dhe t’i ndalohet ushtrimi i aktivitetit të mësuesit.
Po ashtu ata kërkuan që në shkolla të krijohen mekanizma raportimi në ndihmë të nxënësve në shkolla, kopshte dhe institucione të tjera arsimore, si dhe hartimin e një Kodi Etik për mësuesit dhe gjithë punonjësit e sistemit arsimor.
Kohët e fundit ka pasur disa raportime në media për raste të abuzimit seksuale në shkollat publike.