Qindra qytetarët protestojnë përpara Parlamentit

Qindra qytetarët protestojnë përpara Parlamentit

Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës po manifestojnë përballë parlamentit, teksa shumica socialiste ka nisur seancë parlamentare. Forca të shumta policie janë vendosur përpara parlamentit, përgjatë pedonales dhe përpara Ministrisë së Brendshme.

Në të njëjtën kohë, në seancën plenare foli Kryetari i KQZ-së Klement Zguri, i cili u shpreh se KQZ ka gjetur shkelje në financimin e partive dhe po punojnë për përmirësimin e ligjit më partnerët e huaj.

Ndërsa, Taulant Balla tha se në javët në vijim “duhet të ngrihet një komision tjetër që të ndryshojë ligjin e financimit të partive”.

Sot në parlament do të bëhet edhe betimi i deputetes së re Amra Borova e LSI-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>