Disa qytetarë kanë protestuar sot tek Parku i Liqenit Artificial, për mbylljen e liqenit për këmbësorët.
Sipas raportimeve në media, qytetarët thyen perimetrin e policisë dhe hynë brenda në parkun e Liqenit.
Kryeministri Rama vendosi të mbyllë parqet gjatë fundjavës, me justifikimin për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai e njoftoi vendimin mbrëmë, në darkë, rreth mesnatës në facebook.
Më 18 maj, qeveria vendosi hapjen e vendit dhe lejimin e qarkullimit deri në orën 21:30, në zonat e kuqe.