Qytetarët të painformuar si do të votohet në zgjedhje, rrezikojnë të rriten votat e pavlefshme

Nga Exit News
Qytetarët të painformuar si do të votohet në zgjedhje, rrezikojnë të rriten votat e pavlefshme

Numri i votave të pavlefshme në zgjedhjet e 2021 rrezikon të jetë i lartë për shkak të mosinformimit të zgjedhësve për mënyrën e si do të votohet.

Në emisionin “Me Pak Fjalë” u shpjegua se si do të votojmë në zgjedhjet e këtij viti pas ndryshimeve të bëra me refomën zgjedhore.

Nga sondazhi i fundit i Euronews rezulton se 27% e njerëzve nuk janë të informuar mbi mënyrën se si dhe për kë votohet.

image

17,4% përqind mendojnë se mund të votosh në këto zgjedhje vetëm për kandidatin.

9,6% përqind mendojnë që mund të votosh për një kandidat që i përket një partie të ndryshme nga ajo që ke votuar.

Të dyja këto zgjedhje janë të pamundura dhe me shumë gjasë kjo pjesë e votave do të shpallen të pavlefshme.

Sikur vetëm një pjesë e këtyre 27% të mos informohej deri në zgjedhje, do kishim një votë masive të pavlefshme, që do ishte faktori kryesor në rezultatin e zgjedhjeve.

Ndryshimet e bëra në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor për mënyrën si zhvillohen zgjedhjet u bën më pak se një vit para datës së zgjedhjeve. Ato ndryshuan mënyrën e votimit e megjithatë nuk është ndërmarrë një fushatë informimi për këto ndryshime.

Në 25 prill zgjedhësit do të kenë mundësi që përveç partisë të votojnë edhe për një kandidat të listës së asaj partie.

Ajo që duhet patur parasysh është se vota për kandidatin është në dëshirën e zgjedhësit për t’u dhënë ose jo.

Mjafton vota për një parti ose koalicion që fleta e votimit të jetë e vlefshme. Nëse votohet vetëm për një kandidat dhe nuk votohet për asnjë parti ose koalicion atëherë vota është e pavlefshme.

Mund të votohet për kandidatin e partisë që ke votuar dhe jo për një kandidat të një partie tjetër.

Vota për partinë ka rëndësinë ka rëndësinë kryesore në këtë sistem. Sipas votave që ka marrë partia i llogariten edhe mandatet e fituara.

Vota për kandidatët ka vlerë vetëm për rirenditjen e tyre brenda listës së partisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>