Qyteti ‘Studenti’, godina 15 shpallet e pabanueshme, largohen banorët

Qyteti ‘Studenti’, godina 15 shpallet e pabanueshme, largohen banorët

Inspektoriati i Ndërtimit ka shpallur të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin ‘Studenti’. Godina pritet të shembet mbrëmjen e sotme me shpërthim të kontrolluar.

Sipas Akt-Konstatimit godina ka pësuar këto dëme:

-çarje të murit konstruktiv;

-çarje e mureve perimetralë në ambientin e daljes;

-dëmtim i mureve konstruktiv;

-dëmtim i rëndë i suvatimeve të mureve të korridoreve (40 cm);

-dëmtim i suvatimeve të mureve të brendshme.

Bazuar në këto dëmtime, grupi i inspektimit, i përbërë nga Lindita Gjergji dhe Silvana Pasho, ka rekomanduar:

“Të merren masa të menjëhershme për riparimin dhe përforcimin e objektit, sepse rrezikohet jeta e banorëve.”

Rreth 220 banorë që jetojnë aty kanë protestuar kundër këtij vendimi, pasi sipas tyre, dëmet nuk janë kaq serioze. Por më pas, shumë prej familjeve kanë nisur të nxjerrin sendet e tyre personale nga godina.

Bashkia njoftoi se banorët do të përfitojnë bonus qiraje për një vit, ndërsa sonte ata që nuk kanë se ku të strehohen, mund të qëndrojnë në palestrën e shkollës “Ismail Qemali”.

Akt-Konstatimi, për godinën në QS.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>