
Pushuesit në plazhin e famshëm francez Saint-Tropez duhet të mbajnë maska edhe në mjediset e hapura, njofton Associated Press.
Personat që nuk e zbatojnë urdhërin do të gjobiten me 135 euro. Këtij rregulli nuk i nënshtrohen fëmijët nën moshën 11 vjeç.
Urdhëri do të zbatohet edhe në rrugët e populluara të Marsejës, qyteti i dytë më i madh në Francë.
Ndërkohë pritet që edhe Parisi të marrë të njëjtin vendim.
Të premten në Francë u shënuan 9 330 raste të reja, duke u bërë dita me numrin më të lartë të rasteve që prej majit, duke rikthyer frikën e një vale të dytë infeksioni.