Qyteti i famshëm Saint-Tropez në Francë urdhëron mbajtjen e maskave edhe në mjedis të hapur

Nga Exit News
Qyteti i famshëm Saint-Tropez në Francë urdhëron mbajtjen e maskave edhe në mjedis të hapur

Pushuesit në plazhin e famshëm francez Saint-Tropez duhet të mbajnë maska edhe në mjediset e hapura, njofton Associated Press.

Personat që nuk e zbatojnë urdhërin do të gjobiten me 135 euro. Këtij rregulli nuk i nënshtrohen fëmijët nën moshën 11 vjeç.

Urdhëri do të zbatohet edhe në rrugët e populluara të Marsejës, qyteti i dytë më i madh në Francë.

Ndërkohë pritet që edhe Parisi të marrë të njëjtin vendim.

Të premten në Francë u shënuan 9 330 raste të reja, duke u bërë dita me numrin më të lartë të rasteve që prej majit, duke rikthyer frikën e një vale të dytë infeksioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>