Radhë kilometrike në Kakavijë, nisin problemet mes udhëtarëve

Nga Exit News
Radhë kilometrike në Kakavijë, nisin problemet mes udhëtarëve

Radha e makinave me emigrantë shqiptarë që presin të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi ka shkuar rreth 10 kilometra.

Pritja e gjatë dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar probleme dhe mes qytetarëve, veçanërisht të moshuarve e fëmijëve.

Në disa raste shoferët e autobuzëve dhe taksive po i lënë udhëtarët larg pikës kufitare duke i detyruar të lëvizin në këmbë.

Shkak për radhën e madhe është bërë testimi i detyrueshëm për këdo që kalon kufirin dhe mbyllja e sporteleve të palës greke nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orë 06:00 të mëngjesit.

Vendimi i qeverisë greke për të futur në karatinë të detyruar këdo që hyn në Greqi pas datës 17 gusht, ka bërë që të gjithë emigrantët e mbetur ende në Shqipëri të nxitojnë për tu kthyer.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>