Rakacolli: Nëse situata përmirësohet masat mund të lehtësohen për festat e fundvitit

Nga Exit News
Rakacolli: Nëse situata përmirësohet masat mund të lehtësohen për festat e fundvitit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se masat mund të lehtësohen për festat e fundvitit nëse situata përmirësohet.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, të mërkurën, Rakacolli u shpreh se situata në vend vijon të jetë njëlloj.

“Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi”, tha Rakacolli.

Në një dalje për median, të martën, Kryeministri Rama pohoi se për festa nuk janë parashikuar masa shtesë por mund të vendosen të tilla nëse situata përkeqësohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>