Ralf Gjoni kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor: Do t’i çoj në Kushtetuese

Nga Exit News
Ralf Gjoni kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor: Do t’i çoj në Kushtetuese

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni deklaroi, të hënën, se do të votojë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, propozuar nga shumica socialiste.

Duke folur në kuvend, Gjoni deklaroi se nëse kuvendi miraton ndryshimet e Kodit, atëherë ai do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse kjo e fundit prej kohësh nuk është funksionale.

Më herët edhe deputeti tjetër i opozitës Adriatik Alimadhi shprehu votën kundër.

Siç Exit News ka shkruar më parë, për miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nevojiten 84 vota pro, nga të cilat PS ka 75 vota të sigurta.

Nuk dihet ende se si do të votojnë deputetët e tjerë të opozitës parlamentare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>