
Kryeministri Edi Rama paralajmëron bizneset që nuk aplikojnë për pagesën 40 mijë lekë për punonjësit e tyre se do të gjobiten.
“Sipas llogarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë edhe afro 25 mijë punonjës që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s’kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë.” – shkruan Rama.
Në skadim të afatit, bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten dhe punonjësit e tyre do të marrin automatikisht pagesën prej 40 mijë lekësh.