Rama: 369 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Nga Exit News
Rama: 369 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se 369 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e  parë të vaksinës kundër Covid-19.

Në një postim në Facebook, Rama tha se javë pas jave procesi i vaksinimit do të rritet gradualisht po ashtu edhe rritmi i këtij procesi:

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur”.

Vaksinimi në Shqipëri është shoqëruar me debate në radhët e politikës.

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga opozita se nuk tregon vendin i cili solli vaksinat në Shqipëri.

Rama ka kritikuar disa herë Bashkimin Europian duke thënë se vendimi i disa vendeve të BE është egoistja i takon shpërndarjes së vaksinave.

Këto deklarata sollën edhe reagimin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i dënoi deklaratat e Ramës ndaj BE.

Në fillim të vitit Shqipëria siguroi 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Më 11 janar nisi dhe procesi i vaksinimit në vendin tonë me 975 doza të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>