Rama: Afër përmbylljes së marrëveshjes për vaksinën, të parët vaksinohen mjekët

Nga Exit News
Rama: Afër përmbylljes së marrëveshjes për vaksinën, të parët vaksinohen mjekët

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është afër përmbylljes së marrëveshjes për vaksinën.

Gjatë një takimi me mjekët e spitalit Infektiv, Rama bëri të ditur se të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët.

“Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh. SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra dhe nuk i thonë shifrat se janë shumë më pak se ç’kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet. Dhe pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi shumë afër edhe me Astra Zeneca.”

Rama pohoi se vaksinimi i mjkeëve do të ndodhë në ambjentet e stadiumit Air Albania.

“Në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët. Po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>