Qeveria do të përdorë Air Albania për të mundësuar ardhjen në Shqipëri të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për turizëm apo për të vizituar të afërmit.
Kryeministri Rama njoftoi të premten se pavarësisht vendimit të BE-së për lejimin e fluturimeve të linjave të tyre ajrore, qeveria do të mundësojë fluturimin e Air Albania nga disa vende Europiane gjatë verës, duke filluar nga fundi i majit.
“Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një korridor ajror me Air Albania… Ne duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit”, tha Kryeministri Rama në një njoftim për publikun.