Rama akuzon Metën: Do të marr drejtësinë me prokurorë e gjykatës, që i ka pastruar vetingu

Nga Exit News
Rama akuzon Metën: Do të marr drejtësinë me prokurorë e gjykatës, që i ka pastruar vetingu

Kryeministri Rama, gjatë përurimit të rrugës Peshkëpi – Selenicë, ka akuzuar presidentin Meta se po bashkëpunon me subjekte të OFL, prokurorë e gjykatës të korruptuar, për të shtënë në dorë drejtësinë.

Nuk mund t’i mbajë pranë, janë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar të pastruar nga Ventigu dhe që janë bashkuar me të, në revanshin e madh referendar të 25 prillit, kur ëndërrojnë të marrin në dorë drejtësinë,” tha Rama.

Ai shtoi se Meta kishte tentuar të përçante fshatrat për rrugën e planifikuar të ndërtohej aty.

Rama tha se qeveria kishte siguruar financim për ndërtimin e saj nga Arabia Saudite, por Meta e kishte bllokuar për një formalitet që kërkonte firmën e presidentit.

Ai u shpreh se Meta shfrytëzoi momentin për të përçarë banorët e zonës “duke i thënë Selenicës që ua mori rrugën Edi Rama“.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>