Kryemistri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta si nxitës të grevës së punonjësve të Albcontrol.
Përmes një postimi në Tëitter, ai i quajti dokrra thirrjet e Metës për vazhdimin e punës në aeroport.
“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”
Presidenti Meta i bëri thirrje punonjësve ta ndërpresin grevën për të siguruar vazhdimësinë e fluturimeve në vend.