Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka shkelur ligjin për nënshtetësinë me dhënien e pasaportës shqiptare për futbollistin ganez të sport kulub Tiranës.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi, të premten se:
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”.
Presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare futbollistit ganez të Tiranës, Unful Kobina, më 4 tetor 2020. Skuadra e futbollit ‘Tirana’ i kërkoi Presidentit t’i japë nënshtësinë futbollistit që të mund të luante në Zvicër, në “play off” të Ligës së Europës ndaj Jang Bojsit.