Rama akuzon Metën se ka paguar para për të publikuar një lajm të rremë

Nga Exit News
Rama akuzon Metën se ka paguar para për të publikuar një lajm të rremë

Kryeministri Edi Rama postoi një video nga Top Channel, e cila publikon disa dokumente nga ministria e brendshme italiane, ku kjo e fundit akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një lajm të rremë

Lajmi tregonte se në Shqipëri kishin mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan:

Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>