Kryeministri Rama akuzon opozitën dhe presidentin Meta se kanë organizuar dhunën në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Rama thotë se dhuna poshtëron kujtimin e Klodianit i cili u vra nga një efektiv policie pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kryeministri ka paralajmëruar protestuesit që janë përplasur me policinë se do të shkojnë “prapa hekurave”.
“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”, shkruan Rama.
Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar me tensione të forta.
Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjelles dhe spraj djegës pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një punonjës policie ka ngjallur një valë protestash jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.