Kryeministri Edi Rama sulmoi opozitën gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Emergjencat duke i akuzuar se po bëjnë politikë me fatkeqësitë natyrore.
Rama e quajti opozitën si të dëshpëruar që nuk i është gjetur vaksina dhe tha se protokolli standart për emergjencat është zbatuar i gjithi. Ai rikujtoi se falë punës së bërë nën qeverisjen e tij, situata e përmbytjeve ëshhtë më e pranueshme dhe nën kontroll.
“Vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula. Ata kapen pas do mundësie iluzore dhe pas cdo fatkeqësie natyrore për të bërë politikë. Do vazhdojmë të bëjmë më të mirë për të gjithë. Ne kemi një protokoll standard për emergjencat civile. Të gjitha janë zbatura. Situata nuk ka si të jetë e pëlyeshme në vendet me reshje intensive por falë punës së bërë në infrastukturën e kullimit dhe administrimin e kaskadës, sot kemi një gjendje shumë më të pranushme dhe nën kontroll nëse do të ishim si ato vite jo shumë të largta kur bëhej hataja.”
Më herët, presidenti Meta akuzoi institucionet shtetërore për papërgjegjshmëri pasi sipas tij nuk kanë marrë me seriozitet paralajmërimet e IGJEUM. Po ashtu Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë që të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë.
Partia Demokratike në Lezhë akuzoi pushtetin qëndror dhe lokal se ka braktisur qytetin ndërsa të njejtat pretendime i ngriti edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Kësaj të fundit, Rama iu përgjigj me ironi gjatë konferencës së sotme duke e akuzuar se nuk ka reaguar në kohë për të parandaluar dëmet nga përmbytjet.
” Të vazhdojmë intensivisht këtu punë, secili e di detyrën e tij, është e rëndësishme që iu theksua nga Braçe që e ka ndjekur në kohë reale që niveli i gatishmërisë dhe i reagimit në strukturat vendore, me përjashtim të një bashkie që qëndron si hudhër për të mos u marrë mësysh Shqipëria.”