
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se ka dërguar njerëz të dëbojnë të moshuarit nga qendra e vaksinimit.
Rama i bëri komentet gjatë një takimi elektoral të mërkurën në Shkodër, ku prezantoi kandidatët për deputet në këtë qark.
Kryeministri tha se incidenti kishte ndodhur në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, që disa përfaqësues të PD pretendonin se ishte qendrën e numërimit dhe duheshin larguar të moshuarit.
“… e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.
Më herët, ai u shpreh se qeveria kishte shpëtuar trashëgiminë kulturore të dinastisë Marubi në Shkodër dhe kishte rindërtuar teatrin Migjeni.