Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga arsyet pse Shqipëria nis vaksinimin sot është për faktin se ai është kryeministër.
Në një konferencë për shtyp të hënën, Rama u shpreh:
“Dhe vendet e tjera kanë kërkuat konfidencialitet. Kërkojnë konfidencialitet, pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, se këto që e bën për Shqipërinë nuk do që tre apo katër, dhjetë vende të tjera ti thonë bëje dhe për ne. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua t’ua them, por një nga arsyet është se keni Edi Ramën kryeministër”
Rama njoftoi sot nisjen e vaksinimit kundër Covid-19, ku të parët do të vaksinohen mjekët dhe infermierët.
Ai pohoi se dozat e para kanë ardhur nga një vend i BE, emrin e të cilit nuk e bëri public.