
Partia Socialiste nuk do të bëjë koalicion me LSI-në. Këtë e konfirmoi Kryeministri Edi Rama në emisionin’Open’, në Top Channel, të enjten.
“Asnjë lloj marrëveshje asnjë lloj koalicioni me atë ndërmarrje që ëshët e mbaruar krejtësisht. Demokratët duhet ta dijnë se po votuan Lulin do të marrin edhe Ilirin. Do të kenë Monikën ministrre financash, jo më planin me 5 pika”, tha Rama.
Ai tha se “në këto zgjedhje do të çmontohet ndërmarrja e Ilirit dhe Monikës”.