Ballkani i Hapur është e vetmja mosdakordësi mes Kryeministrit shqiptar dhe kosovar, Rama dhe Kurti.
“Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm”, u shpreh Rama, pas vizitës në Kosovë, në Open, me gazetare Eni Vasili.
Rama theksoi se deklaratat për ftohje të marrëdhënieve me Kurtin janë “sajesë mediatike”.
Ai theksoi nuk ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur, duke e parë si të vetmen mundësi për prosperitetin e rajonit dhe heqjen e kufijve mes vendeve:
“Nëse ne bëjmë marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit, SHBA dhe BE nuk na thonë gjë. Ata do të ndalojnë marrëveshjet dy palëshe sepse e quajnë si Shqipëri e Madhe”.