322 magjistrantë i janë nënshtruar vetingut nga të cilët 128 janë shkarkuar, 74 janë dorëhequr dhe 118 janë konfirmuar.
Këto shifra i bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konferëncë për shtyp të martën.
“Deri më sot në total janë rivlerësuar duke kaluar në filtër 322 individë, nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtpërdrejt, 74 të tjerë të vetlarguar nga ky proces me vetëdijen e pamundësisë për ta kaluar filtrin, 118 janë konfirmuar. 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar.”
Rama pohoi se të gjithë të shkarkuarit nga vetingu do të përballen me drejtësinë.
Ai shtoi se paralelisht po vijohet me luftën kundër krimit të organizuar ku sipas tij një rol kryesor ka luajtur Operacioni Forca e Ligjit.