Rama bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi, mbështet Gjukanoviçin

Nga Exit News
Rama bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi, mbështet Gjukanoviçin

Kryeministri Edi Rama ka mësuar serbish dhe po mbështet Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991,  shkruan gazeta e Malit të Zi, INS4.

Rama ka regjistruar një video mbështetëse për Partinë Social Demokrate të Gjukanovicit në Malin e Zi, përpara votimeve të 30 gushtit.

Në video ai flet në anglisht, dhe e nis me fjalët:

“Unë nuk do ta bëj këtë, nëse unë nuk do të ndjeja thellë dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona, dy vendeve vëllazërore, për dy parti motra,  dhe më lejoni të them midis meje dhe Milo Gjukanoviçit.

Rëndësinë për Shqipërinë dhe rajonin për vendimin që do të marrin qytetarët e Malit të Zi në ditët e ardhshme e bën adresimin tim ndaj jush një domosdoshmëri”.

Më pas Rama bën thirrje në serbisht: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është sllogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.

Rama vazhdon më tej:

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre.

Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic.”

Në video Rama flet edhe për marrëdhëniet e mira mes tij dhe Gjukanovicit, miqësinë që kanë, duke i dhënë mbështetjen e tij regjimit në Malin e Zi. Ai i bënë thirrje qytetarëve të mbështesin Gjukanoviçin në zgjedhjet e 30 gushtit:

“Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën.

Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regret. Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap.

Ai në fund thotë “Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon“.

Në fund të fushatës, Partia Demokrate Sociale po merr mbështetje edhe nga “miku i provuar” Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, shkruan gazeta e Malit të Zi.

Ndërkohë, partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit  me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Rama deri tani nuk ka treguar asnjë mbështetje për partitë shqiptare.

 

 

7 komente

  1. Fatos Gega 26 Gusht, 2020 në 4:09 pm

    Nuk jarij te kuptoj se si ky pleh i paftyre ka guximin dhe paftyresine e del e lobon per kryehajdutin Gjukanoviç,kunder partive shqiptare.Sot ne mal te zi po ndodh i njejti fenomen si ne shqiperi,qe rinia shqiptare e përbuzur,e lene pa pune e pa asnje shprese per te ardhmen, ka mare rrugen e kurbetit dhe autori i gjithe kesaj eshte Gjukanovici ,miku i dashur i perversit antishqiptar Edvin Rama.Si duroni o shqiptare kete fyerje kaq te madhe qe ju ben ky palaço krye minister.Ju qofshi.

  2. emigrant 30 Gusht, 2020 në 9:18 am

    Shkëputja e Malit të Zi nga Serbia, ishte goditja më e rëndë për serbët.
    Duke pasur Malin e Zi kundër, Serbia e humbi të vetmen dalje në detin Adriatik.
    Është e vërtetë që Gjukanoviç është një figurë politike e dyshimtë sa i takon moralit politik e rekordeve të korrupsionit, por ama ai u mbështet nga BE si një faktor stabiliteti duke izoluar revanshizmin serb e më e rëndësishmja influencën ruse në Ballkan.
    Rama si gjithmonë luan në politikë me dy fytyra.
    Tashmë është i njohur fakti se ai është ku e ku më i lidhur më shumë me Vuçiçin sesa me Gjukanoviçin.
    Sa i takon problemeve të korrupsionit, Rama ja kalon edhe Gjukanoviçit e dëshira e tij është që të ndjek shembullin e fqinjit për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.
    Në dukje, duke dalë publikisht në mbështetje të Gjukanoviçit, Rama kërkon të krijojë përshtypjen se është kundërshtar i Serbisë, por a është vetëm politikani Gjukanoviç faktori vendimtar për pamvarësinë e Malit të Zi nga Serbia ?
    Ndonëse një vend i vogël me rreth 600 mijë banorë, Mali i Zi ka po aq parti sa kanë edhe vendet e tjera ballkanike, e ku partitë pro serbe kanë goxha influencë.
    Minoriteti shqiptar si pasojë e politikave diskriminuese edhe të Gjukanoviçit, ka shkuar gjithmonë drejtë pakësimit e ndërkaq minoriteti serb është forcuar më shumë.
    Shqipërisë e Kosovës ju intereson që në Malin e Zi, me apo pa Gjukanoviçin, në pushtet të vijnë forca politike larg ndikimit serb.
    Çfarë bëri Rama ?
    Fillimisht, për tu dukur si anti serb, paradoksalisht ju drejtua serbisht shqiptarëve që të mbështesnin Gjukanoviçin, e mandej kur e pa reagimin energjik kundër të shqiptarëve, e korigjoi shënjestrën duke ju drejtuar shqiptarëve që të bashkojnë forcat e tyre politike në zgjedhje

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme