
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur budallenj ata që nuk vendosin maskën në vende publike. Ai i bëri thirrje qytetarëve për të zbatuar rregullin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e maskave në ambjente të mbyllura publike.
“Qeveria do bëjë maksimumin, por luftën me budallallëkun duhet ta bëjë individi.” – tha Rama gjatë prezantimit të impiantit të ri të trajtimit të ujit në Bovillë.