
Kryeministri Rama në mënyrë provokuese komentoi qytetarët që protestuan për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar. Duke treguar pandjeshëmri për ata që kanë ndjerë dhimbje për shembjen e Teatrit ai tha:
“Shfaqjet politike me turma pa masa mbrojtëse, me një karshikllëk që flet për pagjërgjegjshmëri dhe dritëshkurtësi po vazhdojnë edhe përtej të tretave të Teatrit”.
Kryeministri e quajti mbledhjen e firmave për peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, të rrezikshme, njësoj si të luash me zjarrin, për përhapjen e koronavirusit.
Më 17 maj, qeveria shembi godinën e Teatrit Kombëtar në mënyrë të paligjshme, për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave në atë zonë.