Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdojë të shpenzojë para për inceneratorët.
Në një postim në Twitter, Rama iu përgjigj akuzave të PD në lidhje me ndërtimin e tyre dhe aferave korruptive duke shkruar:
“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!
Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!”
Prej disa ditësh PD akuzon qeverinë për shpërdorimin e parave nga qeveria Rama për interesa të një grupi njerëzish në ndërtimin e inceneratorëve.