Rama: Deklarata e Wadephulit zhgënjyese dhe e nxituar, nënçmon parlamentin

Nga Exit News
Rama: Deklarata e Wadephulit zhgënjyese dhe e nxituar, nënçmon parlamentin

Kryeministri Rama e quajti zhgënjyese, të nxituar dhe të çbalancuar deklaratën e zëvendëskryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul, në 14 korrik, ku i kërkonte kuvendit të miratojë reformën e 5 qershorit dhe të mos bëjë ndryshime kushtetuese të nxituara.

Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se Wadephuli e nënçmon parlamentin shqiptar, duke e quajtur si noter që nuk ka të drejtë fjale, por vetëm duhet të miratojë atë që kërkon opozita jashtë parlamentit:

“Reagimi i Wadephulit ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i çbalancuar në planin politik.

Ai është mik i ngushtë i Bashës dhe mik i mirë i imi.

Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nënçmon shumë parlamentin e Shqipërisë duke e bërë si një noter që ska të drejtë fjale.

Por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht parlamenti të shkoj përtej saj.”

Rama tha se Wadephuli ka folur ‘me të dëgjuar dhe jo me fakte’, sepse ndryshimet që duan të bëjnë shumica socialiste dhe opozita në parlament nuk ndalon koalicionet:

“Në planin etik, deklarimi ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte. Ai e ka dëgjuar që nisma kushtetuese ndalon koalicionet. Kjo është e pavërtetë.

Koalicionet nuk mund të ndalohen. Ato thejsht do të jenë si në Europë, ku partitë kanë të drejtë të bashkohen dhe të propozojnë një listë.

Si mund të ndalohet një gjë e tillë?!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>